Aktorja e njohur e “Portokalli” Delinda Disha, i ka bërë thirrje Bashkisë së Tiranës që të vërë një tjetër drejtues në krye të Teatrit Eksperimental dhe të heqë Jonida Beqon, e cila zuri vendin e Kiço Londos.

Në një postim në Instagram, aktorja shkruan se Beqo ushtron komunizëm në punë dhe është e paaftë.

"Jonida ik! Duhet të hiqet kjo e paaftë nga ai post drejtues. Ushtron komunizëm në punë. Në punë fut vetëm hallexhinjtë që i servilosen, në çdo projekt fut hundët që të marrë ca të holla për vete dhe të mbushë CV-në se në Amerikë ka recituar bukur e ka punuar vetë si kostumografe në universitet. Turp! Duhet të hiqet Jonida Beqo. I bëj thirrje Bashkisë të vërë një drejtues të duhur."