Daniel Crag së shpejti baba për herë të dytë. Në një intervistë për “New York times”, bashkëshortja e aktorit Rachel Weisz ka dhënë lajmin e bukur se ajo dhe Daniel Crag janë në pritje të fëmijës së parë nga martesa e tyre.

Aktorja 48-vjeçare ka një djalë nga lidhja e saj e mëparshme ndërsa Daniel ka një vajzë, 25 vjeç. “Daniel dhe unë jemi shumë të lumtur. Mezi presim ta takojmë atë”, u shpreh Rachel duke shtuar se ende nuk e dinë gjininë e bebes.

E pyetur për martesën me Daniel Crag, aktorja u shpreh: “Jam shumë, shumë, shumë e lumtur nga martesa me Daniel”. Rachel dhe aktori i njohur janë bashkë prej 8 vitesh dhe në vitin 2011 kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë.