Aktorja turke, Meltem Miraloglu është martuar në fshehtësi me një miliarder amerikan 80-vjeçar, me ermin Patrick.

Dasma e çiftit është mbajtur 10 ditë më parë dhe aktorja ka shkuar në Amerikë.

Megjithëse ishte munduar që martesën ta mbante larg syve të publikut, mediat turke e kanë zbuluar lajmin i cili po bën xhiron e rrjetit.

Tetë vite më parë aktorja Meltem ka luajtur rolin e një vajze të re në serialin "Jeta vazhdon" e cila martohej me një 70-vjeçar.

Duket se ky rol i ka parashikuar asaj të ardhmen, pasi historia e serialit u realizua në jetën reale.