Këngëtari i njohur Italian, Al Bano do të çojë Ukraninën përballë Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Artisti i Cellino San Marco kërcënon se do i drejtohet Strasburgut dhe fton ministrin e jashtëm italian të ndërhyjë menjëherë, me anë të rrugëve diplomatike, përmes ambasadorit ukrainas, për të hequr emrin e tij menjëherë nga ‘lista e zezë’.

Al Bano madje ka ndërmend të kërkohjë edhe dëmshpërblim nga shetit Ukrainas. Shuma e dëmshpërblimit të supozuar do shkojnë për bamirësi tek një Shoqatë ukrainase.

"Nuk do të ndalim, do shkojmë deri në Strasburg sepse kjo mund të kthehet në një precedent të rrezikshëm”, komentoi Cristiano Magaletti, avokat i artistit.

"Al Bano është qytetar i botës dhe mik i të gjithëve, duhet të jetë i lirë të shkojë në Ukrainë. I kërkojmë qeverisë sonë të ndërhyjë menjëherë sepse kanë sulmuar padrejtësisht simbolin e këngës italiane.

Kam një apel edhe për mediat: Kjo ndodhi nuk duhet të trajtuar në mënyrë sipërfaqësore dhe ironike, por me zemërim për atë që po pëson një padrejtësi të madhe."