Dita e djeshme ka qenë për kantautorin e njohur Alban Skënderaj, një nga më të vështirat. Nëna e tij është ndarë nga jeta si pasojë e një sëmundje të rëndë.

Për t'i qëndruar pranë në këtë ditë të vështirë ka qenë edhe babai i Miriam, Agim Cani, i cili i ka dedikuar një status prekës Albanit dhe familjes së tij.

…njeriu që ka dhuruar vetëm gëzime e emocione pozitive për Shqipatarine dhe Shqiperinë, humbi njeriun e shtrenjtë të jetës…mamanë e tij…!… …e kam njohur këtë njeri të mrekullueshëm dhe kam përjetuar lidhjet e forta njerëzore me vajzen time…

…jam pranë jush Alban – Miriam… …pranë Qerimit dhe familjes së tij të madhe…,”-shkruan ai në rrjetet sociale.