Zyrtarisht dy këngëtarët Alban Skënderaj dhe Miriam Cani janë martuar në datën 7 maj të këtij viti në ishujt Maldive.

Lajmi u mor vesh me anë të disa fotove të publikuar nga vetë Albani në rrjetin social Instagram.

"U deshën 12 vite të thonim PO përpara Zotit dhe njerëzve që na duan por në të vërtetë zemrat kanë thënë përgjithmonë PO nga momenti i puthjes së parë", shkroi Albani ndër të tjera krahas fotos.

Por në një intervistë për "Privë", këngëtari ka shpjeguar arsyen pse ata nuk kanë organizuar një dasmë tradicionale.

"Dasma ishte 1 rrugë e 10-të punë. Bëmë pushime, u martuam e bëmë videklipin. Ishte një eksperiencë fantastike".

"Ishte një ndjenjë fantastike. Ne nuk kemi qenë ndonjëherë për këto dasmat me madhështi e pompozitet. Ne jemi natyra të tilla. E bëmë në një vend magjik dhe kishim edhe vajzën tonë afër", është shprehur Skënderaj.

Kujtojmë gjithashtu që çifti janë në pritje të fëmijës tyre të dytë.