Mund të keni parë postime në Instagram nga një gala e mbajtur në Kanë me hashtag “#amfAR”, por kjo gala nuk ka lidhje aspak me filmat që paraqiten në Festivalin e Kanës. Ajo organizohet çdo vit për të mbledhur bashkë yjet me influencë dhe pushtet që të kontribuojnë në kauzën e amfAR.

“amfAR” – është një organizatë ndërkombëtare jofitimprurëse e dedikuar për mbështetjen e shërimit të AIDS, parandalimit të HIV, edukimit e trajtimit lidhur me këtë sëmundje dhe mbrojtjes së politikave publike të lidhura me AIDS.

Ndonëse në Gala-në e përvitshme takohen personazhe nga e gjithë bota, këtë herë, Albana Osmani nga Shqipëria pati fatin të ishte pjesë për të gjetur lidhje të reja për fondacionin e saj “Ti je një luledielli”.

Atje takoi jo pak VIP-a, ndër to, mamanë e famshme të klanit Kardashian-Jenner, Kris. Albana ka qenë në kohën dhe momentin e duhur sepse nëse ka shkëmbyer disa fjalë me Kriss Jenner me siguri, ka qenë një mundësi e mirë promovimi edhe për fondacionin “Ti je një luledielli”.

Ndër të tjera, Albana ka shkëlqyer edhe me pamjen dhe veshjen që ka zgjedhur në galanë e #amfAR këtë vit.