Alesia Bami ishte pjesë e panelit të sotëm në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku u diskutua nëse gratë janë më të lumtura beqare apo të martuara.

Edhe pse për momentin në statusin e beqares, bukuroshja 20 vjeçare tregoi se nuk i frikësohet aspak martesës, madje është duke pritur me krahë hapur për personin e duhur.

E pyetur se sa fëmijë dëshiron të ketë në të ardhmen, Alesia tha se gjithnjë ka ëndërruar të jetë mamaja e një vajze dhe një djali.