22/04/2019 - 13:50
E cilësuar si një nga vajzat më të bukura shqiptare, të gjithë janë kureshtarë mbi kujdesin që ajo tregon ndaj vetes, ndërhyrjeve estetike etj.
E pyetur për këtë të fundit, Almeda ka theksuar se shpesh mediet e ekzagjerojnë kur flasin për ndërhyrjet estetike që ajo ka bërë.
“Kam operuar vetëm hundën, asgjë tjetër. Kam kryer edhe një ndërhyrje estetike në buzën e sipërme, gjë për të cilën jam penduar. Do të doja të mos e kisha bërë”, ka thënë ajo.
Aktualisht, Almeda është në pritje të ëmbël. Ajo dhe bashkëshorti i saj, Tolgahan Sayisman do të bëhen prindër të një djali, emri i të cilit është vendosur Efehan.
/portali DurresLajm/