Almeda Abazi ndërron profesion?

16/05/2018 - 21:41

   Modelja dhe moderatorja e njohur me origjinë shqiptare, Almeda Abazi, së fundmi ka ardhur pranë publikut shqiptar si prezantuese e “Dancing with the stars”.

Ajo që ndoshta nuk dini për të, është që Almeda edhe këndon. Modelja e njohur ka kohë që punon në fshehtësi për të realizuar këngë pop. Kënga do të jetë në anglisht dhe mendohet se së shpejti Almeda do të dalë edhe nëpër koncerte.

Kjo do të jetë hera e parë që Almeda i përkushtohet seriozisht këngës, pavarësisht se ka kënduar edhe më parë e ftuar në emisione televizive në Turqi.

Mediat turke kanë shkruar shumë për Almedën jo vetëm për arritjet e saj televizive, por edhe si partnerja e një prej aktorëve më të mirë në Turqi. Ditën e Shën Valentinit në vitin 2017, Almeda dhe aktori i famshëm Tolgahan Sayisman kurorëzuan në martesë dashurinë e tyre.

Aktualisht, Almeda ka ndërmarrë një tjetër hap për karrierën e saj. Vendosi t’i rikthehej publikut shqiptar me pjesëmarrjen në rolin e moderatores në “Dancing With The Stars”.

7 ditët e një jave në jetën e Almedës ndahen mes Turqisë dhe Shqipërisë dhe sakrifica që ajo bën momentalisht në projektin, që do e mbajë të angazhuar për dy muajt në vijim, ka bërë që ajo praktikisht të jetojë në dy shtete./Panorama

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Këngëtarja Zaimina Vasjari është rikthyer fuqishëm me postimet e saj në rrjetet sociale. Ajo pa frikë renditet ndër mamit e reja më seksi

Kamela Islamaj dhe Marsela Çibukaj janë dy nga këngëtaret më të njohura në tregun muzikor shqiptar dhe me zërin e tyre të bukur shoqërojn

Mbrëmjen e djeshme, policia e Tiranës njoftoi arrestimin e reperit të njohur Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi.

Këngëtarja Shakira ka fansa të çmendur në të gjithë botën.

Ermal Fejzullahu dhe bashkëshortja e tij kanë festuar sot 10 vjetorin e martesës.

Ajo është një moderatore e sukseshme dhe jeta personale e saj private ka tërhequr gjithnjë vëmendje.

Vetëm disa ditë më parë ai deklaroi në një intervistë për revistën ‘Weekend’ të Daily Mail që do të tërhiqej nga muzika, por sot ka ardhu

Këngëtarja bukuroshe Xhensila Myrtezaj ka publikuar në rrjete sociale një foto ku shfaqet tërësisht pa make-up.

Në librin rreth jetës së Rita Orës është edhe fotografia e lagjes dhe bllokut ku Rita ka pasur shtëpinë në Prishtinë.

Kanye ka befasuar bashkëshorten e tij me deklaratën e tij.