Ish-Miss Shqipëria Almeda Abazi ka konfirmuar lajmin e bukur se është në pritje të ëmbël.

Ajo së bashku me bashkëshortin e saj, aktorin e njohur turk, Tolgahan Sayisman do të bëhen prindër për herë të parë.

Mediat turke, shkruajnë se Almeda është 3 muajshe shtatzënë,  dhe gjithçka është zbuluar gjatë një kontrolli rutinë në spital.

"Jam shumë e lumtur, Zoti do të na bekojë me një fëmijë", – është shprehur ajo për revistën “Who”.