Almeda Abazi pas moderimit dhe modelingut kërkon të hyjë në tregun muzikor. Prej disa kohësh ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale momente nga xhirimi i klipit të këngës "Alebama" në bashkëpunim me DJ e famshëm turk Burak Yeter

Në një postim në Instagram, Almeda zbuloi se projekti i saj do dalë më 19 tetor në Spotify, ndërsa nuk ka dhënë detaje të reja, se kur kënga do të dalë me videoklip në YouTube.