Ana tjetër e ish-deputetes, Grida Duma zbulon arsyen pse hoqi dorë nga muzika

15/09/2019 - 11:58

Ish-deputetja Grida Duma së fundmi ka qenë e ftuar në "Pop Culture", ku rrëfeu disa detaje për veten që më herët nuk i kishte thënë në publik.

Ndoshta jo të gjithë e dinë se dikur Grida ka studiuar violinë dhe ka qenë në shkollë arti, por zgjodhi që të hiqte dorë në gjimnaz. E mësuar me artin dhe e rritur në një familje me kërkesë të lartë për arsimin, Grida nuk do ta kishte të lehtë rrugën drejt ëndrrave dhe pasioneve të saj. Edhe pse studioi për disa vite violinë, nuk zgjodhi ta ndiqte muzikën.

“Është e tmerrshme të kesh mamin mësuese në shtëpi. Unë dilja në provim dhe ajo ishte pjesë e komisionit, pastaj ishte shumë e emocionuar dhe largohej, por sapo largohej, i thoshte njërës prej zyshave aty, se donte të tregonte që ishte më kërkuese se ato vet dhe nuk më ka ndodhur një herë të vetme të marr një rezultat maksimal, megjithëse torturohesha.

Vinte koha e plazhit dhe tek oborri i shtëpisë sime vinin kushërinjtë që do bëheshin gati. Unë i dëgjoja që luanin me top, por vazhdoja studioja violinë se duhet të bëja orët e violinës. Kushdo që mendon se arti është një gjë e thjeshtë, është gjëja më e vështirë për t’u perfeksionuar. Unë e mbaj mend që fëmijë e sot që studimi i violinës ka qenë më i vështiri që kam bërë, 4-5 orë në ditë dhe nuk ia dola”- tregon ajo.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një vit më parë, aktori i humorit Gaz Paja dhe partnerja e tij Ira Seferi kurorëzuan në martesë dashurinë e tyre.

Zbulohet shkaku i vdekjes së aktorit të Twilight, Gregory Tyree Boyce dhe të dashurës së tij, që u gjetën të vdekur në një banesë në Las

Reperi i njohur Noizy ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në programin “Në kurthin e Piter Pan”, ku foli për fëmijërinë e tij dhe momentin k

Këngëtarja e famshme, Dafina Zeqiri dhe kolegu i saj DJ Geek nisën pak kohë më parë një lidhje dashurie.

Karantina dhe kriza ekonomike ka prekur edhe Al Bano-n, që nuk mund t’u kthehet koncerteve live, dhe si shumë sipërmarrës është i shqetës

Moderatorja Arbana Osmani është tepër aktive në rrjetet sociale dhe vazhdimisht ndan me ndjekësit e saj të shumtë, detaje nga jeta e saj

Aktori i humorit, Rezart Veleshnja, i ftuar në emisionin ‘E Diell’ tregoi më shumë detaje rreth jetës private po ashtu dhe asaj profesion

Duke qenë se koronavirusi preku çdo sektor ekonomik, edhe këngëtarët shqiptarë kanë pësuar humbje gjatë kësaj periudhe.

Programi “Jo Vetëm Modë”, në Tv Klan solli intervistën me stilistin e njohur Joni Peçi.