Angela Martini i ka dhënë fund karrierës si modele për tu fokusuar në disa aktivitete të tjera në jetën e saj. Në intervistën për “Haute Living”, modelja shqiptare rrëfeu se dëshiron të prezantojë edhe anën e saj të brendshme.

"Unë jetoja në Zvicër dhe mora një vendim në mes të natës, i cili më ndryshoi jetën. Sapo zbrita në Miami, shkova tek agjensia e parë e modelingut dhe i thashë: Përshëndetje, unë jam Angela Martini dhe dua të bëhem modele! A mund ta imagjinoni, ata qeshën me mua, por më pëlqyen. I propozova që të punoj për ta dhe të mos paguhem derisa të marr lejen e punës. Ata pranuan dhe që nga ai moment përjetova një periudhë të suksesshme si modele që më solli mundësinë të bëhesha pjesë e një bote, të cilën e kisha ëndërruar që fëmijë. Disa muaj më vonë, kontrata me Elite Modeling New York ishte vetëm një formalitet. Përvec faktit që jam një “binjake” e vërtetë dhe dua shumëllojshmëri në jetë. Pas 8 vitesh në modeling kuptova që dua më shumë në jetën time dhe gjeta rrugën që të shfaq kush jam edhe nga ana ime e brendshme, jo vetëm e jashtme."

Angela ka plot dy vite e gjysmë që po punon për librin e saj, i cili do të publikohet në mes të muajit tetor, kështu, bukuroshja shqiptare është gati të provojë karrierën si shkrimtare.