Shqiptarja Eleni Foureira e cila përfaqësoi Qipron në Eurovizion 2018 me këngën "Fuego" arriti të renditej e dyta në këtë festival muzikor.

Kënga e saj është një nga më të pëlqyerat e momentit, madje edhe e parapëlqyera e as më pak e as më shumë se Kancelares gjermane, Angela Merkel!

Merkel e ka pranuar se ka votuar për këngën e Eleni Foureirës në finalen e Eurovisionit. Një televizion në Qipro ka publikuar një video të kancelares gjermane në samitin e BE-së me Ballkanin Perëndimor ditën e djeshme  ku Angela Merkel tha duke qeshur se preferon këngën Fuego.

Sigurisht që një vlerësim i tillë nga "gruaja e hekurt" ka emocionuar jo pak këngëtaren shqiptare.