Çdo moderatori i ndodh që të ketë një moment të sikletshëm gjatë punës së tij apo të ngatërrojë fjalët kur ngjitet në skena për të prezantuar të ftuarit.

Edhe Anjeza Maja nuk bën përjashtim. E ftuar këtë të shtunë në emisionin “Thumb”, moderatorja ka rrëfyer se ajo ka disa episode të cilat sot i kujton me humor dhe qesh me to.

“Moment i vështirë bëja Maratonën e Këngës Popullore në sheshe të ndryshme dhe koncertet i kishim në qytete të ndryshme. I kishim njëri-pas tjetrit. Ishim në Elbasan një ditë ndërsa të nesërmen shkuam në Berat. Më duhej të mbaja sheshin gjallë për 4-5 orë rresht. Kur shkuam në Berat unë thoja Elbasan, Elbasan. Ata: “Berati moj”, nja 3 herë. Më pas ka qenë një togfjalësh kur ishim në Pogradec. Doja të thoja “buzë liqenit” dhe thashë “buzë bregut detit të liqenit”. Më e bukura ka qenë me Saimir Çilin që do këndonte. Në vend të thoja që do lërë organon e tij në skenë dhe do të ngjitet për të kënduar, thashë “lë jorganin e tij në skenë dhe ngjitet për të kënduar”, ka kujtuar mes të qeshurash Anjeza.