Pas një postimi të Anjeza Shahinit ku shkruante se “Konkurrimet nëpër festivale i mbylla me këtë këngë plot energji dhe ngjyra”, mediat raportuan se këngëtarja hoqi dorë nga muzika.

Por Shahini ka hedhur poshtë këto thashetheme duke u shprehur se do vazhdojë të këndojë.

Në një postim në Instagram, ajo shkruan se gjithçka u keqinterpretua dhe se fakti që ajo nuk do këndojë në festivale nuk do të thotë se ka braktisur muzikën.

Madje këngëtarja la të nënkuptohet se do ketë surpriza për fansat dhe mund të rikthehet në treg me këngë, albume apo koncerte të reja.