Anxhela Peristeri flet për unazën ‘e mistershme’ dhe për propozimin

10/09/2019 - 21:42

Një unazë që Anxhela Peristeri mbante në gishtin e unazës prej disa vitesh, u bë lajmi kryesor i portaleve disa kohë më parë, sidomos pasi Olti Curri zbuloi publikisht se ajo unazë nuk ishte një dhuratë e thjeshtë… Ndonëse vetë këngëtarja nuk është rrëfyer kurrë për jetën e saj private publikisht, duket se gjërat në këtë drejtim po i ecin mbarë, kështu që dalëngadalë ka nisur të zbulojë, të paktën, që është në një lidhje.

E ftuar pasditen e sotme në “Rudina” për klipin e saj të ri “Shpirt i bukur”, Anxhela iu rikthye edhe një herë historisë së unazës që i bëri të gjithë të besonin se kishte diçka më shumë asaj që dukej si një unazë propozimi.

E ngacmuar nga Rudina për dasmën e saj të vërtetë dhe për fustanin e bardhë, Anxhela tha se, në fakt, nuk është shumë pro martesës, sepse i duket thjesht një ceremoni: “Nuk është në planet e mia të afërta dhe unë e kam thënë që nuk jam shumë pro martesës. Për mua është thjesht një ceremoni. Mendoj që gjëja më e rëndësishme është të gjesh njeriun e zemrës dhe të jesh mirë me të. Sigurisht, është mirë një ceremoni e bukur për të veshur fustanin e bardhë dhe për të mbledhur njerëzit, por që nuk është aq e rëndësishme për mua sa të mendoj për këtë gjë…” shkruan Class.

Po unaza në gishtin e saj, është një unazë propozimi?

“Po, ka formën e një unaze propozimi, është një dhuratë që vazhdoj e mbaj, sepse është shumë e bukur dhe më pëlqen, dhe kur të zëvendësohet me unazën tjetër…” – vijoi Anxhela, por Rudina e ndërpreu: “Kjo unazë mund të zëvendësohet me unazën tjetër?”
“Po, kjo do të zëvendësohet patjetër…”
– tha Anxhela duke konfirmuar se është unazë propozimi.
Meqenëse Anxhela u shpreh kundër ceremonisë së martesës, Rudina e pyeti nëse ishte në planet e saj një bashkëjetesë apo një fëmijë: “Jo planet e afërta, por janë në diskutim. Sigurisht, edhe unë e dua një fëmijë, si gjithë të tjerët, por që angazhimet e mia të mëdha, thonë që nuk mbarojnë kurrë dhe duhet të vendos. Kur të vijë koha, do flasim edhe për këtë gjë…” – tha Anxhela më tej.

Sa i përket privatësisë së jetës personale, Anxhela tha se ka dashur gjithmonë të mos e bëjë atë publike: “Jetës nuk dihet, unë mund të flas sot për një dashuri të madhe dhe nesër mund të mos e kem më. Nuk kam qejf as të flas nëpër emisione, as të më kujtohet pastaj ndonjë gjë, kështu që më mirë e mbaj për vete…”

Por nëse do të jetë në pritje të një fëmije, atëherë sigurisht që do ta tregojë, sepse nuk do rrijë 9 muaj e mbyllur në shtëpi, tha ajo.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Modelja e fitness-it Dorina Mema ishte e ftuar në emisionin "E Diell" në Top Channel.

Aktori i famshëm Kevin Hart është kthyer pas në kohë për të zbardhur dritë mbi tradhëtinë që i bëri bashkëshortes në vitin 2017.

Një ditë më parë bukuroshja shqiptare, Angela Martini festoi ditëlindjen e 34-ët.

 

Aktori i njohur turk, Tolgahan Sayisman ka uruar festën e Fiter Bajramit përmes një postimi në rrjete sociale.

Prej disa kohësh, Era Istrefi është përfolur për një lidhje dashurie me këngëtarin e famshëm britanik, Julian Perretta. 

Vetëm pak ditë më parë, aktorja Olta Gixhari konfirmoi lajmin se është në pritje të ëmbël të fëmijës së saj të parë.

Albi Nako dhe Alba Hoxha janë një ndër çiftet që nuk e pranuan kurrë publikisht historinë e tyre të dashurisë.

Këngëtari i njohur  Ermal Fejzullahu është aksidentuar në Prishtinë.

Xhensila Pere ka folur së fundmi për shumë gjëra nga jeta e saj e jo vetëm në një intervistë me gazetarin Ronaldo Sharka, në emisionin "M