Ditën e sotme, moderatorja e njohur Arbana Osmani ka ditëlindjen por ajo nuk është e vetmja nga stafi i "Dua të të bëj të lumtur" që feston.

Edhe regjisori i këtij emisioni, Eduart Grishaj ka lindur në 7 maj. Një koinçidencë e këndshme që duket se i ka lidhur edhe më shumë me njëri tjetrin Arbanën dhe Eduartin për të cilët shkruhet prej kohësh se janë në një lidhje dashurie.

Ishte Arbana e cila uroi regjisorin në një foto në Instastory ku e quan "binjakun" e saj, ndërsa e shoqëron urimin me emoji zemrash.

Ndërsa Eduarti ka bërë një urim më të ndjerë dhe shumë të drejtpërdrejtë për moderatoren. "Arsye për të festuar ditëlindjen. Edhe 100 e rralla", shkruan ai krahas fotos ku ata shfaqen bashkë, të lumtur dhe të qeshur.