Prej disa javësh përflitet se Arbana Osmani është ndarë nga bashkëshorti i saj dhe ajo jeton veç me djalin. Gazeta “Panorama” ka publikuar sot lajmin se moderatorja e “Dua të të bëj të lumtur” është duke përjetuar një histori dashurie me regjisorin e këtij emisioni, Eduart Grishaj.

“Përveç dëshmitarëve që i shohin bashkë Arbanën dhe Eduartin tek dalin për një gotë në kohën e lirë, njerëzit kanë vënë re afeksionin e tyre të bukur që e dëshmojnë me mesazhe të ëmbla dhe ngacmime në Instagram,”– shkruan Panorama.