Moderatorja e njohur Arbana Osmani duket se do të largohet nga televizioni Top Channel.

Lajmin e ka dhënë vetë moderatorja përmes një postimi në Instagram teksa shkruan: "Ditet e fundit në Top, e lodhur por e lumtur".

Të shtunën që lamë pas Arbana deklaroi se këtë javë është episodi i fundit i emisionit "Dua të të bëj të lumtur".

Nuk dihet nëse moderatorja po e braktis përgjithmonë Top Channel apo e thotë këtë pasi po përfundon një tjetër sezon të emisionit të saj.