Arbana Osmani: Misioni im këtë vit më i vështirë

23/02/2013 - 11:06

TIRANE, 23 shkurt 2013- Nëse ka diçka që nuk ndryshon kurrë në “Big Brother”, ajo është Arbana Osmani. Moderatorja e suksesshme do të drejtojë për të gjashtin vit radhazi reality show-n më të ndjekur nga shqiptarët, “Big Brother Albania”. E pyetur se si e ka kaluar këtë kohë të shkurtër pushimi, pas përfundimit me sukses të edicionit të dytë të “1001 Pse”, Osmani është përgjigjur kështu: “Pas përfundimit të ‘1001 Pse’, kam pasur shumë pak kohë për të pushuar, por e kam shfrytëzuar maksimalisht. Disa ditë në mal, Prishtinë, një javë në Berlin për Festivalin e Filmit, aq sa më duket sikur nuk kam pushuar fare”, – rrëfen moderatorja energjike.

Më tej, biseda rrjedh vetë dhe Arbana nis të tregojë për punën e saj në këtë edicion të gjashtë të “Big”-ut: “Ndryshe nga vitet e kaluara, këtë vit, me formulën e ndryshuar të ‘Big Brother’, ndryshon edhe fokusi dhe puna ime bëhet pak më delikate dhe e vështirë. Gjithsesi, kam preferuar që edhe unë të mos i di sekretet, por t’i zbuloj aty dalëngadalë, bashkë me publikun, sepse unë ‘ Big Brother’ nuk dua veç ta prezantoj, por edhe ta jetoj me çdo emocion që ky spektakël transmeton. Nuk i kam takuar ende konkurrentët dhe nuk e kam parë ende studion, pasi kam qenë në udhëtim gjatë gjithë kohës”, – tregon ekskluzivisht për suplementin, ajo që nga shumëkush cilësohet si moderatorja më e mirë e ekraneve shqiptare.
 
Ndonëse ishte shumë e rezervuar në përgjigje, kërshërisë sonë për të zbuluar më shumë rreth spektaklit, as Arbana nuk i rezistoi dot. “Për veshjet këtë vit, bashkë me stafin e profesionistëve të look-ut që më ndjek, kam vendosur të promovoj artistët e rinj të modës në Shqipëri e Kosovë. Çdo natë do vishem nga një stilist i ri shqiptar, duke i mundësuar lançimin në një program me audiencë të madhe siç është ‘ Big Brother”. Shpresoj që veshjet të pëlqehen e të pranohen pa paragjykime, sepse janë vërtet ‘designer pieces’ të krahasueshme me emrat e mëdhenj të modës botërore që kam veshur vitin e kaluar. Kam parë shtëpinë e “BB” dhe është një mrekulli. Ah, edhe diçka: këtë vit këpucët e mia do të kenë taka”, – rrëfen Osmani me buzën në gaz, duke na zbuluar kështu një detaj të rëndësishëm të spektaklit, siç është dukja e saj gjatë të shtunave dhe arredimi i shtëpisë ku do të jetojnë për 100 ditë 16 banorët e përzgjedhur. Në fund, pak përpara se ta mbyllnim bisedën, e ngacmojmë Arbanën duke e pyetur “në ka menduar ndonjëherë të heqë dorë nga ‘Big Brother’”. – “E kam ende përzemër ‘ Big Brother’, sepse është një format që rishpik vetveten dhe stafi që punon për të janë profesionistë që unë i vlerësoj”, – ishte përgjigjja e saj e fundit, e cila u pasua nga ftesa për të ndjekur me vëmendje këtë vit “Big”-un, sepse do të ketë shumë ndryshim nga edicionet e mëparshme.

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Deputetja Elisa Spiropali ishte për një çaj sot në "BE Caffee", rubrikën e "E Diela Shqiptare" në Tv Klan, së bashku me Erionin, Besin dh

Travis Scott dhe Kylie Jenner kanë disa kohë që po shijojnë romancën e tyre, por kanë nisur dyshimet se janë martuar në mënyrë sekrete.

Nga mediat kosovare mësohet se këngëtarja Gordana Kingji, e njohur si “Baby G” është shtruar në psikiatri.

Këngëtarja shqiptare ka publikuar vetëm një javë më parë klipin e saj më të ri me titull “I’ll give you my heart”.

Një nga të ftuarat e moderatores dhe autores së programit “Shiko kush luan”, Luana Vjollca të kësaj të shtune ishte edhe këngëtarja Fjoll

Pozime, blice, drita, ngjyra tapeti i kuq: Në Berlin u ndanë sërish çmimet BAMBI, njërin prej tyre e mori këngëtarja britanike me prejard

Ajo është një nga këngëtaret më të njohura dhe gjithashtu moderatoret më të pëlqyera.

Këngëtarja shqiptare, Elhaida Dani, duket se po korr sukses të madh edhe jashtë Shqipërisë.

Dita e sotme përkon me 4-vjetorin e ndarjes nga jeta të kantautorit të njohur Floran Kondi, i njohur me emrin e artit Dr.Flori.