"Dua të të bëj të lumtur" do të vazhdojë të mbetet programi i emocioneve të forta dhe i të papriturave, por siç duket nuk do të ketë asnjë grimcë politike.

Moderatorja Arbana Osmani ka theksuar gjithmonë që ky program ka në qendër njerëzit e thjeshtë dhe problematikat që hasim çdo ditë.

Arbana ka publikuar sot fotot e fundit nga kopertina për "RevistaWho", ku ka zbuluar shumëçka për sezonin e radhës të "Dua të të bëj të lumtur".

Një nga ndjekësit e moderatores ka përfituar nga postimi i fundit për t'i kërkuar që të ftojë në programin e njohur ndonjë nga politikanët shqiptarë.

Por Arbana është përgjigjur në mënyrë të prerë: "Kurrë".