Moderatorja e njohur Arbana Osmani është aktive në rrjetin e saj social "Instagram" duke ndarë me ndjekësit momente nga jeta profesionale dhe personale.

Në foton e fundit të postuar nga Arbana, një ndjekës i shkruan: "Arbana ti je shumë e bukur nga sjellja dhe shpirti, por jo nga fytyra. Hajt le themi simpatike".

Arbana nuk ka ngurruar t'i përgjigjet këtij komenti duke shkruar: "Hajt bereqaves".

Kohët e fundit moderatorja është përfolur për një divorc me bashkëshortin e saj, por nuk është prononcuar për këtë gjë.