Moderatori dhe kantautori i njohur, Ardit Gjebrea, duket se ka vendosur t’i rikthehet pasionit të tij të vjetër, këngës, me të cilën edhe u bë i famshëm si një ndër këngëtaret më të talentuar në vitet ‘90 kohës.

Së fundmi Arditi ka postuar një fotografi në profilin personal të tij në rrjetet sociale, ku tregon se është shumë i emocionuar, kur shfaqet në një studio muzikore.

“Ai momenti kur je në dimension tjetër…”,– shkruan Gjebrea krahas fotos së publikuar në rrjete sociale.

Për momentin ende nuk është e qartë nëse kjo fotografi është thjesht një nostalgji, apo Arditi po e mendon vërtet një rikthim në muzikë me një këngë të re.