Prej vitesh moderatori Ardit Gjebrea drejton spektalin "E diela shqiptare", pjesë e të cilit janë rubrika të ndryshme.

Mirëpo një ndër më të suksesshmet ka rezultuar të jetë "Ka një mesazh për ty", ku persona të thjeshtë tregojnë historitë e tyre dhe surprizojnë njerëzit e afërm.

Gjatë ditës së sotme, teksa zhvillohej historia e radhës, Arditi për të ndërmjetësuar të dyja palët u shpreh se vendimi i burrave është i pandryshueshëm, por ndonjëherë duhet të reflektohet.

"Unë marr vendime sigurisht, por janë gratë ato që na bëjnë të reflektojmë. Ne jemi burra, por mua kur më flet Anila në darkë te veshi, ndryshoj mendim dhe mbaj qëndrim tjetër", tha moderatori.