Zbulohet e vërteta e fotove të “arrestimit” të aktorit te njohur te humorit, Albano Bogdo. Ai u fotografua mesditen e sotme teksa nxirrej me pranga ne duar, e zbathur me corape nga banesa e tij, ne shoqerine e forcave te policise.

Policia ka thene se nuk ka bere asgje arrestim te ketij personi, ose te ndonje personi tjeter me te njejtin identitet.

“Shërbimet tona as kanë shoqëruar as kanë arrestuar njeri me emrin Albano Bogdo”, shkruan Opinion.al duke cituar policine.

Albano Bogdo nuk është shoqeruar në asnjë komisariat policie. Në fakt e vërteta e këtyre fotove është ndryshe. Albano Bogdo dhe disa aktorë të tjerë humori, janë duke luajtur në një film që do të shfaqet së shpejti dhe ne daten 3 tetor ai ka edhe premierën e shfaqjes.