Mbrëmjen e djeshme, policia e Tiranës njoftoi arrestimin e reperit të njohur Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi. Sipas uniformave blu, arrestimi i tij erdhi pas disa muajsh hetime, si anëtar i një grupit kriminal që operonte në kryeqytet.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe moderatori dhe gazetari i njohur Edi Oga, i cili ka ironizuar aksionin e policisë, nisur edhe nga e shkuara e këngëtarit, si i arrestuar dhe i liruar edhe herë të tjera më parë.

Në një postim në Facebook, Oga shkruan se policia dhe drejtësia u këputën duke punuar ndërsa e këshillon reperin të hidhet përsëri nga ballkoni i rajonit.

POSTIMI I PLOTË

Policia dhe drejtësia u këputën duke punuar:

2012. Arrestojnë Stresin!
2012. Lirojnë Stresin!
……………………………..
2015. Arrestojnë Stresin!
2015. Lirojnë Stresin!
……………………………..
2018. Arrestojnë Stresin!
2018. Lirojnë Stresin!
……………………………..

Hidhu përsëri nga ballkoni i rajonit, o Stres!
Është kat i parë dhe derën e ke të hapur!