Sipas mediave zvicerane këngëtarja e njohur Loredana Zefi ka kërcënuar së bashku me vëllanë e saj një çift zviceran rreth të 50-tave, duke u shkaktuar atyre një dëm financiar prej rreth 900,000 frangash.

“Loredana dhe vëllai i saj kanë marrë gjithçka nga ne. Paratë tona. Thjesht çdo gjë që ne si njerëz të zakonshëm kemi punuar shumë për to. Për shkak të saj kam dashur ta vras veten”, është shprehur Petra Z.

Thuhet se çifti në fjalë i ka dhënë para vëllait të artistes vitin e kaluar për një çështje, ndërsa në vijim ka ndërhyrë Loredana. Duke qenë se paratë janë dhënë në dorë nga vëllai i këngëtares, akuza kundrejt tij është pushuar, mirëpo prania e fakteve të transaksioneve bankare ka mundësuar që partnerja e Mozzik të përfundojë në pranga nga autoritetet zvicerane.

Por si është mashtruar çifti zvicerian nga Loredana dhe vëllai isaj Berati?

Çifti si fillim i kanë dhënë para kesh vëllait të artistes vitin e kaluar për një çështje teksa më vonë është paraqitur në lojë Loredana. Reperja ishte paraqitur me një emër tjetër tek çifti, duke u thënë se do t’ua kthente paratë në mënyrë të ligjshme.

Sipas asaj që raporton "20 Minuten", njëra nga gazetat më të njohura në Zvicër, Loredana ishte paraqitur te çifti me emrin Anna Landmann si avokate 29-vjeçare dhe sikur ishte e bija e një avokati të njohur në Zvicër me emrin Valentin Landmann.

Kështu Petra Z. fillimisht ia kishte dhënë asaj 12 mijë franga zvicerane në një zarf, e më pas shifra ka arritur deri në 700 mijë franga të cilat janë marrë nën kërcënim dhe presion.

"Kisha frikë nga ajo. Nuk e di se çfarë është në gjendje të bëjë ajo grua. Na thoshte vazhdimisht t’i fshijmë  bisedat në rrjete sociale dhe na kërcënonin se nëse s’i ndiqnim instruksionet e tyre, s’do t’i merrnim paratë kurrë", ka thënë Petra Z.

Petra thotë se madje se Loredan merrte me qira makina të shtrenjta, të tilla që as qeveria e Zvicrës nuk i posedon, e pasi e merrte veturën me qira, nuk e kthente asnjëherë në kohë.

Megjithëse reperja e ka refezuar të kishte ngarë një BMV policia e nxjerr zbuluar atë pasi ajo është fotografuar nga radari brenda në makinën që kishte marrë më qira, transmeton Prive.al.