Arrestohet këngëtari i famshëm, akuzohet për pedofili

12/07/2019 - 18:07

Me “I belive I can Fly”, ka bërë të ëndërrojnë gjenerata të tëra por tani, R Kelly, ose Robert Sylvester Kelly, është arrestuar në Chikago për molestim minorenësh, pedopornografi dhe pengim të drejtësisë.

Ylli 52 vjeçar, i muzikës R’N’B në 1996 kryesonte klasifikimet në të gjithë botën.

Gjashtë vite më vonë, me një album pas shpine në të cilin shfaqen edhe Celine Dion dhe Jay Z, ngritja e tij pëson një goditje të rëndë.

Në 2002 u kap me materiale pedopornografike dhe doli edhe një video që shihej në shtrat me një vajzë. Pak më vonë dolën edhe akuzat për molestim ndaj ish bashkëshortes së tij, me të cilën këngëtari ka tre fëmijë.

Në 2008 u mor vendimi dhe artisti u shpall i pafajshëm për mungesë provash, por nuk e mori më veten nga akuzat.

Pavarësisht bojkotimit nga disa shtëpi diskografike, R Kelly vazhdoi punën.

Bashkëpunoi me Jay Z dhe Uscher, regjistroi një “singel”, dedikuar Presidentit Barak Obama, me titullin “I Belive” dhe në 2013 bëri një duet me Justin Bieber.

Por, telashet u amplifikuan sërish këtë vit me një seri dokumentarësh “Surviving R Kelly”, që detajonin histori për të, që ndiqte vajza adoleshente në fillimet e karrierës së tij.

Dhe akuzat e fundit rrezikojnë ta zhysin atë përfundimisht në hije dhe në bojkot total nga industria muzikore.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Këngëtarja e famshme, Lady Gaga ka rënë nga skena gjatë performancës së saj të fundit në Las Vegas pasi po mbahej në krahët e një fansi k

Ndonëse, Kylie Jenner dhe Travis Scott kanë disa javë që janë ndarë, kjo gjë duket se nuk ka ndikuar aspak në marrëdhënien me vajzën e ty

Trashëgimtarja e Top Channel, Lori Hoxha është mjaft e ndjekur në rrjete sociale dhe padyshim, postimet e saj janë mjaft të komentuara.

Pak ditë më parë, Tayna solli projektin me të fundit të titulluar "Sicko", i cili ndryshe nga këngët e tjera të reperes nuk është një dis

Startoi mbrëmjen e djeshme në ekranin e një prej televizioneve, talent show më i ri, ndër më të veçantët organizuar këto kohë në ekranet

E ftuar në emisionin e mëngjesit “Wake Up” në Top Channel, Sako ka folur për jetën e saj, karrierën dhe futbollin.

Aktorja amerikane Helen Elizabeth Hunt, fituese e çmimit 'Oskar', është përfshirë në aksident në Los Anxhelos dhe ka përfunduar në spital

Lori Hoxha u ka dhënë një përgjigje të gjithë atyre personave që duan të dinë përse nuk ka bërë asnjë dedikim në rrjete sociale për ditël

Këngëtarja Elvana Gjata po komentohet së tepërmi në media për paraqitjen e saj në një event mode të organizuar së fundmi në kryeqytet.

Çifti mbretëror ndodhet për një tur katër ditor në Pakistan dhe duket se janë shtuar detajet se Kate dhe William presin të bëhen prindër