Modelja e njohur Aurela Hoaxha i pëlqen mjaft shpesh që të udhëtojë.

Shumicën e udhëtimeve jashtë vendit, modelja dhe blogerja shqiptare i bën edhe për çështje pune, ndërsa jo të pakta janë rastet kur udhëton vetëm për qejf.

Së fundmi, ajo ka treguar përmes rrjeteve sociale se ka marrë rrugën drejt Milanos.

Ajo ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet mjaft provokuese, e veshur me një fustan të zi dhe transparent.

Flokët e zinj dhe aksesori në duar, i jepnin mjaft shkëlqim bukuroshes shqiptare, e cila në çdo paraqitje të saj duket joshëse./telegrafi/