Ai është një nga ikonat e baletit shqiptar dhe prej vitesh është kthyer në një nga emrat më të rëndësishëm të kësaj disipline edhe në Itali.

Por këtë herë nga balerini Kledi Kadiu na vjen një lajm sa i përket jetës së tij personale. Ai dhe partnerja e tij, Charlotte Lazzari do të lidhen në martesë pas disa vitesh bashkëjetesë. 

Lajmi i bë i ditur nga VOX ALBANIAE.COM, i cili bën me dije se ceremonia e martesës së çiftit të famshëm do të mbahet më datë 28 qershor në periferi të Romës, pikërisht buzë liqenit të Braçiano-s. 

Gjithashtu janë zbuluar edhe disa nga emrat e të ftuarve mes të cilëve Maria de Filippi, Ermal Meta, Ambeta Toromani, Klaudia Pepa. Çifti kanë sëbashku një vajzë 2-vjeçare me emrin Lea.