Balotelli: Jam i dashuruar

26/03/2013 - 15:36

“Kam rënë në dashuri, por nuk jam i mirë për ta treguar me fjalë. Jam shumë i turpshëm.” 

Edhe pse është e vështirë ta besoni, këto janë fjalët e Mario Balotelli, sulmuesit të Milanit dhe kombëtares italiane, i cili duket se ka gjetur dashurinë e vërtetë me Fanny Neguesha.
 

“Është një vajzë e vendosur, e sigurtë dhe bujare. Në pak kohë kemi gjetur sintoninë me njëri-tjetrin. Mund të kaloj të gjithë jetën time me një person të tillë. Falë saj kam gjetur ekuilibrin që më duhet mua si futbollist. Lidhjen tonë ajo e vë para gjithçkaje dhe unë nuk jam më nervoz para ndeshjeve”, thekson 22-vjeçari në një intervistë për revistën ‘Vanity Fair’.
 

Në lidhje me ish të dashurën e tij, Rafaella Fico, më të cilën mendohet se ka një fëmijë, Balotelli tha: “Nuk dua të flas për një person që nuk më intereson më.

Vajza e vogël? Unë kam pasur një histori të dhimbshme dhe nuk do e lija kurrë pa baba.

Nuk është faji im që deri më sot ajo ka qenë larg meje. Dua ta njoh dhe shpresoj shumë që të jetë fëmija im, por kjo histori nuk është kaq e thjeshtë sa duket.

Ka çështje ligjore në mes që duhet të merren seriozisht dhe që nuk zgjidhen me intervista.”

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Këngëtarja Elvana Gjata po komentohet së tepërmi në media për paraqitjen e saj në një event mode të organizuar së fundmi në kryeqytet.

Çifti mbretëror ndodhet për një tur katër ditor në Pakistan dhe duket se janë shtuar detajet se Kate dhe William presin të bëhen prindër

Këngëtarja mjaft e dashur për publikun shqiptar, Aurela Gaçe feston sot ditëindjen e saj të 45-të.

Olsi Bylyku dhe partnerja e tij, Egli janë kthyer një ndër çiftet më të komentuar në showbiz-in shqiptar.

Këngëtarja Barbana Dini ka publikuar një ditë më parë këngën e titulluar "Ku je", në bashkëpunim me të vëllain e ndjerë, Ergi Dini.

Jennifer Aniston nuk i rezistoi dot rrjetit social Instagram,.

Në periudhën që ka qenë brenda në burg Keisi ka qenë mbështetja më e madhe për Stresin.

Ish-bashkëshortja e aktorit të njohur Jeremy Renner e akuzon këtë të fundit për vrasje të mbetur në tentativë dhe të paramenduar.

Blogerja e njohur, Armina Mevlani është një nga femrat më të komentuara të showbizz-it dhe shpesh herë është në qendër të vëmendjes për p

Reperja shqiptare, Tayna po korr suksese të njëpasnjëshme jo vetëm brenda kufijve shqiptarë.