Një ndër çiftet më të përfolura në showbiz, Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj kanë sjellë projektin e ri muzikor, të titulluar "Vetëm ti".

Ka disa kohë që flitet se mes tyre ka filluar një romancë pasi shihen shpesh pranë, por nuk kanë konfirmuar asgjë publikisht.

Kjo këngë flet për dashurinë që kanë për njëri-tjetrin, gjë që mendohet se është krijuar për romancën që ata po përjetojnë.

Ndërsa në disa momente gjatë klipit, duket se si shijojnë gjithcka.

Teksti është punuar nga vetë ata, ndërsa mendohet se do jetë suksesi i rradhës për Enin dhe Gencin.