Ermal Fejzullahu dhe bashkëshortja e tij Ariana do të bëhen sërish prindër.

Kanë mbetur edhe 4 muaj, që çifti të mirëpresë në jetë fëmijën e tyre të katërt.

Dhe Ariana në një postim në "Instagram" ka treguar barkun e saj të rrumbullakosur në muajin e 5-të të shtatzënisë.

Ajo publikoi një foto e veshur me një fustan të zi të ngushtë që i vë në pah barkun e madh.

Ermali dhe Ariana janë prindër të tre fëmijëve Arti, Buna dhe Era.