BB6, Arsimi: Më vrau ndërgjegja për Anaidin

24/03/2013 - 15:22

Arsimi, i eliminuari i radhës nga shtëpia e Big Brother, theksoi në studion e emisionit ‘Fan Club’ se e ka vrarë ndërgjegja për “nominimin e përhershëm” të Anaidit, nominim që e ka bërë që në javën e parë të spektaklit. 

“Misioni që mu dha ishte shumë i vështirë dhe prej atij momenti e deri kur kam dalë, më ka vrarë ndërgjegja. Kanë qenë vetëm 6 ditë kohë për të caktuar personin që do të nominohej përherë dhe nuk mund të vlerësohen njerëzit për aq pak kohë”, deklaroi 32-vjeçari.

“Nominimi i Anaidit bëri që të mbyllesha në vetvete. Nuk bëhesha dot me dy fytyra dhe nuk i jam afruar më Anaidit pas atij vendimi. Për këtë arsye ma zbuloi sekretin”, shtoi Arsimi.

I pyetur se nëse do të kthehej pas në kohë, kush do ishte banori që do të nominonte, Arsimi u përgjigj: “Marselini.”

“Nuk pendohem për asnjë moment për heshtjen time në shtëpi. Edhe dalja ime vjen sepse nuk kam dashur të hyj në zënkat mes banorëve dhe më ka habitur fjalori që është përdorur aty. Nuk më ka shkuar kurrë në mendje të lija lojën, por mendoj se kam dalë me dinjitet”, tha Arsimi.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Young Zerka dhe Ronela Hajati, janë një nga çiftet më të përfolura të momentit, dhe për faktin që të gjithë e dinë që janë prej vitesh ba

Robert Berisha është një ndër personazhet më të komentuar për momentin për shkak edhe të marrëdhënies së tij me Nora Istrefin.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Rita Ora, kohët e fundit ka qenë tejet aktive në publikimin e fotografive ku shfaqet provokative.

I vjetër dhe dorështrënguar. Është ky motivi për të cilën Meital Dohan, 40-vjeçarja artiste, ka lënë aktorin 78 vjeçar Al Pacino.

Reperi i njohur Pop Smoke, është vrarë me armë zjarri brenda banesës së tij. Autoritetet njoftojnë se muzikanti i famshëm, emri i vërtetë

Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman u bënë prindër për herë të parë në muajin maj të vitit që lamë pas. Almeda solli në jetë djalin e tyre

Aktori James Bond ka anulluar premierën e filmit të tij të ri në Kinë për shkak të virusit vdekjeprurës, koronavirus.

Modelja e njohur e Playboy, Heather Elizabeth Parkhurst është sulmuar nga dy qentë e saj Pitbull e për pasojë ka përfunduar në spital.

E ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, moderatorja Roza Lati foli hapur edhe për ish-të dashurin e saj, për të cilin është komentuar së

Aktori i humorit, Romeo Veshaj ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin "Wake Up", në Top Channel.