Bëri lindje natyrale, rrëfehet Almeda: Ma këshilloi mamaja, ishte shumë e vështirë

20/08/2019 - 14:44

Në muajin maj të këtij viti, aktorja e njohur Almeda Abazi u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë të voglin Efehan, të cilin e publikon shpesh në profilin e saj në Instagram.

Tashmë që i biri është tre muajsh, Almeda i është rikthyer edhe njëherë ndjesive të lindjes dhe vështirësive që ka hasur gjatë sjelljes në jetë të të birit.

Në një intervistë për "Magazin D", aktorja ka rrëfyer se pas vendimit për të bërë një lindje natyrale, fshihet mamaja e saj. Ajo e kishte këshilluar ta sillte në mënyrë të tillë të voglin në jetë, pasi vetëm kështu do ta përjetonte tamam ndjesinë e të bërit nënë.

"Nëna më këshilloi të bëjë lindje natyrale pasi që kështu do të përjetoja ndjesinë e të bërit nënë. Kështu që djalin e solla pa marrë injeksione. Por, krejt procedura zgjati rreth 15 orë dhe ishte shumë e vështirë."-është shprehur Almeda sipas "Xing.al".

Që prej lindjes së djalit, ajo i është përkushtuar tërësisht Efehanit, duke hequr dorë nga çdo projekt televiziv dhe ende nuk e dihet se kur do të rikthehet sërish në ekran.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Këngëtari i njohur Capital T ka zbuluar disa nga detajet rreth projektit “Lejla” në bashkëpunim me Elvana Gjata dhe 2Po2. 

Reperi i njohur shqiptar, Noizy, veç karrierës së suksesshme në muzikë prej disa kohësh ka nxjerrë në treg edhe një linjë bluzash, me emr

Jennifer Lawrence dhe Cooke Maroney janë martuar në fshehtësi?

Prej disa ditësh po përflitet se Rihanna është në pritje të ëmbël dhe ajo e i dashuri i saj miliarderi, Hassan Jameel do bëhen prindër pë

Thashethemet për një fëmijë tjetër në "Kensington Palace" sa vijnë dhe shtohen.

Këngëtarja dhe së fundmi moderatorja Evi Reçi ndonëse ka lindur në Durrës, ajo dhe familja e saj ka jetuar më shumë jashtë Shqipërisë, në

Largimi i aktores Delinda Disha nga Top Channel po diskutohet së shumti në media pas deklaratës së Salsano Rrapit, se ajo iku fshehurazi.

Tashmë të gjithë e dinë se Sokol Balla do të jetë pjesë e “News 24” këtë sezon dhe do të drejtojë emisionin më të rëndësishëm politik në