Këtë vit fushata e ndërmarrë nga Michela Brambilla, për të ndaluar “vrasjen” e qengjave (therjen masive të tyre për Pashkë) mbështetet dhe nga ish- kryeministri italian, Silvio Berluskoni.

Ai ka adoptuar 5 qengja dhe ka zgjedhur t’i bashkohet fushatës së pashkëve për mbrojtjen e kafshëve.

Nëpërmjet sloganit “Për pashkë, zgjidh jetën, zgjidh të qenurit vegjetarianë”, Berluskoni ka postuar dhe një foto në rrjetet sociale, ku ka pozuar me një qengj në duar.