Këngëtarja Elvana Gjata ka qenë në qendër të vëmendjes në këtë periudhë për shkak të koncertit privat të zhvilluar në ditën e lindjes së saj më 3 shkurt, i cili u transmetua në Top Channel.

Por duket se jo të gjithë e kanë pëlqyer performancën e saj. Një prej tyre ishte këngëtarja Ledina Çelo, e cila ka shkruar: “Pse playback o yllo?” Por menjëherë në mbrojtje të Elvanës është shprehur këngëtarja Besa Kokëdhima, e cila ishte e pranishme në këtë koncert. 

Ajo ka publikuar një pjesë të koncertit ku shkruan: “Nëse koncerti nuk ishte live, nuk e di çfarë mund të quhet live ndryshe”.

Gjithashtu, ajo ka vijuar edhe me postime të tjera duke shkruar: “Herën tjetër bëj disa gabime qëllimisht Elvana, sepse kur këndon shumë mirë atëherë diçka nuk shkon mirë. Nëse nuk vlerësojmë artistët e vërtetë dhe artin dhe punën e tyre të palodhur, atëherë ne jemi të vdekur si komb” – përfundon Besa në rrjete sociale.