Beyonce është në një turne muzikor botëror së bashku me bashkëshortin e saj Jay Z, por fansat e këngëtares mendojnë se ylli i popit është në pritje të një fëmije.

Me video dhe foto të ndryshme ata mbështetën mendimin e tyre ndërsa burime për revistën Star zbuluan se ylli i popit është shumë e lumtur mbi lajmin e shtatzanisë.

Ajo çfarë ka ngritur dyshimet tek fansat është veshja e Beyonce në turneun Run II, ku çifti ka planifikuar 48 shfaqje në mbarë botën.

"Beyonce duket shtatzënë përsëri. Ajo ka veshur vetëm xhaketa në turne,"-shkruajti një fans në Twitter.