Me siguri personazhet e njohur përballen me shumë lajme rreth jetës së tyre në portale dhe çuditen, pasi mund të mos jenë të vërteta. Në kohët që po jetojmë, mjafton një foto me barkun pak më të fryrë se zakonisht, për të shkruar se një vajzë e famshme është shtatzënë. Ka raste që dyshimet rezultojnë të vërteta, por ka dhe raste që nuk qëndrojnë.

Gjithsesi, Big Mama nuk e ka problem të reagojë vetë dhe të hedhë poshtë lajmet për një shtatzëni të mundshme. Një foto me barkun e fryrë u bë shkak për lindjen e dyshimeve, mirëpo ajo nuk lë vend për hamendësime.

Big-u nuk është shtatzënë dhe ajo duket mjaft e revoltuar, nga reagimi që ka bërë në Instastory.