Pas një jave të ngarkuar me seanca parlamentare, debate, akuza, duket se deputetët e mazhorancës kanë gjetur kohë të festojnë.

Mbrëmjen e djeshme një nga hotelet e Tiranës ka organizuar festën e birrës. Mes dhjetrave të pranishmëve në festën me alkol, nuk kanë munguar as disa prej emrave më të njohur të Partisë Socialiste.

Pjerin Ndreu, Taulant Ballla, Rakip Suli, Paulin Stërkaj, Ervin Bushati, shfaqen në këtë foto teksa shijojnë atmosferën. Me pjata mishi përpara dhe gotat e birrës, deputetët kanë “zhveshur” kostumin e politikanit për të shijuar një mbrëmje fundjave. /GSH/