Kylie Jenner u bë kryeqendra e rrjetit për shkak të këpucëve që bleu në një dyqan luksoz, ndërkohë që shumë emra të njohur po përpiqen të kontribuojnë e të luten për zjarret në Amazonë.

Kjo nuk i ka pëlqyer aspak fansave, madje as atyre që adhurojnë familjen Kardashian-Jenner.

Kylie publikoi disa imazhe në Instagram duke provuar këpucë të ndryshme. Ndër to, ishte dhe një imazh nga dollapi i saj, për të cilin shkruajti: "A kam një problem?"

Fansat po e akuzojë se nuk shqetësohet për përhapjen e zjarreve në Amazonë, i cili prodhon 20% të oksigjenit në planet.

"Kylie Jenner ka blerë 673838 palë këpucë Gucci ndërkohë që pylli i Amazonës po DIGJET. Ajo ka miliarda para dhe miliona ndjekës. Minimumi që mund të bëjë është të postojë diçka në Instagram", shkruajti një prej ndjekësve.

22-vjeçarja nuk ka bërë ende asnjë reagim për këtë çështje. Madje ajo vijon të postojë imazhe ku promovon linjën e saj kozmetike.