Këngëtarja e njohur shqiptare, Bleona Qereti është në zi pasi ka humbur njeriun e dashur të familjes.

Përmes disa postimeve në rrjete sociale, Bleona ka dhënë lajmin se gjyshja e saj është ndarë nga jeta.

"Gjyshja më e mirë në botë…. Do jesh gjithmonë në zemrën time. U prehsh në paqe,"- shkruan Bleona në foto.

Më herët këngëtarja ka pohuar se gjyshja ishte ndër personat e parë që takonte gjithmonë kur vinte në Shqipëri.