Edhe pse ka vite që është personazh publik dhe mjaft aktiv në rrjete sociale, blogeri i njohur durrsak, Olti Curri ia ka dal të mbajë të fshehur çdo detajë të jetës së tij private.

Publiku dhe ndjekësit e tij në rrjete sociale nuk dinë asgjë për jetën e tij personale. Por si rrallë herë më parë, Olti ka publikuar në InstaStory një foto me mamanë e tij. “Myzi dhe i biri” shkruan blogeri duke i njohur kështu të gjithë ndjekësit me të ëmën.