Performanca e Rita Orës, ditën e djeshme në sheshin “Skënderbej” ka bërë bashkë më qindra dhe mijëra shqiptarë dhe shumë prej nesh u lumturuan pa masë nga fjalimi dhe xhestet e saj prej patrioteje.

Por ka edhe nga ata që përsa i përket performancës së djeshme, nuk e pëlqejnë Rita Orën, dhe në këtë listë është edhe blogeri nga Durrësi, Olti Curri.

Në disa foto të postuara në Instastory, durrsaku mesa duket nuk ka pëlqyer look-un artistik të Ritës në performancë.

“Meqë ra llafi… ju vjen keq që më pëlqen më shumë Dua Lipa? Rita është shumë kurvë (estetikisht) për shijet e mia”, shkruan Olti në foton e parë të postuar ku duket Dua Lipa nga një performancë e saj e veshur me një fustan ngjyrë vjollcë.

Jo vetëm kaq, ndërsa blogeri ka vendosur të ndryshojë edhe termin e përdorur për të karakterizuar Ritën duke shkruar:

“Bitch më mirë, se në shqip fjala kurvë tingëllon si kurvë…”.