Brad Pitt dhe Angelina Jolie përsëri në "luftë" për fëmijët

10/08/2018 - 09:57

Brad Pitt dhe Angelina Jolie janë ende në debate për divorcin e tyre ku situata e kujdestarisë është tensionuar shumë.

Thuhet se Brad ka kaluar një pjesë të madhe të verës në Angli, ku jetojnë Angelina me 6 fëmijët. Gjykatësi në rastin e divorcit përcaktoi një orar që Brad të takonte fëmijët e tij në Londër për 10 orë në ditë. Më pas u rralluar në 4 ditë, një herë në disa kohë.

Burime për TMZ thonë se Brad dhe Angelina kurrë nuk flasin me njëri-tjetrin, dhe komunikojnë gjithmonë përmes dadove apo asistentëve.

Është e qartë se ka pasur diskutime mbi takimet e Brad me fëmijët. Gjyqtari në çështjen e divorcit ka lëshuar një urdhër duke thënë se Angelina u përpoq të kufizonte takimet duke shtuar se ishte e dëmshme për ta. Gjykatësi madje tha se Brad kishte të drejtë të telefononte dhe të shkruante fëmijët sa herë që donte, dhe Angelina nuk mund të monitoronte kontaktet.

Debatet e fundit kanë qenë për çështjet e pagesave ku Brad zbuloi se i ka dhënë 9 milionë dollarë që prej ndarjes për të blerë shtëpinë dhe mbështetje për fëmijët. Duket se gjërat mes tyre nuk do përmirësohen edhe për një kohë të gjatë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pas publikimit të bashkëpunimin me Ledri Vulën në dhjetor të 2018-ës, reperja Tayna mesa duket po përgatitet për një tjetër projekt me No

Reperi më i ri i “On Records”, Read ka sulmuar Mozzik dhe Loredanën, në një intervistë për emisionin “Sevenbizz”.

Estela Ujka na ka emocionuar të gjithëve ditën e sotme me rrëfimin e saj lidhur me betejën e fituar me tumorin.

Pothuajse e panjohur modelja e famshme Naomi Campbell, me një parruke me kaçurrela, syze piloti dhe një komplet ngjyrë kafe të lehtë, në

Këngëtarja sharmante Zaimina Vasjari në janar të vitit që lamë pas u bë nënë për herë të parë.

Reperja Danielle Bregoli e cila po ngjit majat e suksesit çdo ditë me anë të muzikës, ka vendosur që të hapë një biznes, me të cilin thot

Diva e muzikës pop, Madonna mund të jetë pjesë e festivalit të muzikës Eurovision 2019 që do mbahet në maj në Tel Aviv.

Rita Ora është një ndër këngëtaret me origjinë shqiptare që po korr një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare.

Kohët e fundit, moderatorja shqiptare, Floriana Garo, nuk ka qenë shumë aktive në rrjete sociale, sepse është shumë e angazhuar me biznes

‘Mania’ e fundit që ka pushtuar botën po përhapet me shpejtësi dhe nuk ka lënë jashtë 'dallgës' dhe moderatoren e njohur shqiptare.