Pas ndarjes nga Angelina Jolie, Brad Pitt është përfolur shpesh për lidhje me femra të ndryshme. Ndërsa së fundmi, e përditshmja britanike “The Sun” ka publikuar lajmin se 55-vjeçari ka nisur një histori dashurie me aktoren 43-vjeçare, Charlize Theron.

Çifti frekuentohet prej një muaji dhe sipas burimit ata duan ta mbajnë lidhjen larg syve të mediave edhe për të mirën e fëmijëve të tyre.

“Mund të duket ironike, por çifti është njohur nëpërmjet ish-partnerit të Charlize, Sean Penn i cili i ka prezantuar. Por që nga ai moment lidhja e tyre është zhvilluar vetë”,- ka thënë burimi për The Sun.

Çifti janë parë së bashku në festën e filmit “Roma”, më 12 janar. Sipas burimeve, Brad ka ndaluar së piri alkool, që nga ndarja me Angelinën, prandaj atë mbrëmje është parë të konsumonte vetëm ujë, ndërsa aktorja e njohur po pinte një kokteil.