Ajo thuhet se është ndarë nga bashkëshorti i saj miliarder Jeffrey Soffer.

Dhe sipas New Idea, Elle Macpherson është parë me aktorin Brad Pitt gjatë një takimi në Hollivud.

"Ata u panë shumë të afërt me njëri-tjetrin, si një çift në një takim intim", thotë një burim.

"Ajo ishte duke prekur shumë krahun e tij dhe duke lëvizur flokët mbi shpatullën e saj", tha një fans i supermodeles 53-vjeçare, duke shtuar: "Ka pasur shumë flirtime në vazhdim".

Është pohuar gjithashtu se Brad, 53 vjeç, gjithashtu ka në shoqëri të modeles australiane gjatë takimit të tyre në klubin e natës LA.

"Ai qeshi me gjithçka që tha dhe u panë në të vërtetë afër", tha burimi.

Elle ka dy fëmijë nga martesa e saj e mëparshme me milarderin Arpad Busson.

Ndërkohë, Brad duket se po shijon stilin e jetës së tij pas ndarjes nga bukuroshja Angelina Jolie 42-vjeçare.