Të gjithë i kujtoni hitet e para të Noizy-t, "Malet e Dibrës", "Histori e gjatë", "Jena mbretër", "Mr. yesterday", etj., të cilat ishin prodhim i studios 'Zig Zag Records'.

I ftuar në një lidhje direkte me emisionin 'KafeIN' mëngjesin e sotëm, producenti i njohur i kësaj studioje, GBMC ka shpërthuar në akuza ndaj Noizy-t.

GBMC rrëfeu se se marrëdhënia me reperin me të cilin ka bashkëpunuar vite më parë, nuk ishin aspak të mira, madje, e ka quajtur edhe bukëshkalë e mosmirënjohës.

"E mora nga stoli, e bëra artist dhe më harroi. Nuk na përmendi në asnjë gjë. Filloi të drejtonte gishtin nga Zoti, sikur Zoti i bëri të gjitha. Po presim të bëhet vetingu dhe në gjyq do shkojnë të gjithë."– u shpreh GBMC.